Luftërat e drogës në Meksikë- lirohet djali i El Chapos

Luftime të rënda shpërthyen në veriun e Meksikës pasi forcat e sigurisë kapën një nga djemtë e bosit të drogës në burg, Joaquín “El Chapo” Guzmán.

Luftimet shpërthyen për disa orë pasi Ovidio Guzmán López u gjet gjatë një patrullimi rutinë në qytetin e Culiacan, raporton CNN.

 

Pamjet në televizionet meksikane shfaqën burra të armatosur me armë të rënda duke qëlluar policinë, me automjete, trupa dhe barrikada të djegura të shpërndara nëpër rrugë

Guzman më vonë ishte liruar- për të shmangur dhunën e më tejshme, thanë autoritetet.

Ministri i sigurisë i Meksikës, Alfonso Durazo, tha që një patrullë e policisë së militarizuar të Gardës Kombëtare u ndesh në të shtëna të mëdha nga shtëpia ku Z.Guzman ishte duke u mbajtur, duke i detyruar ata që të largoheshin për sigurinë e tyre.

Z.Guzman u arrestua por më vonë u lirua, “ për të shmangur dhunën në këtë zonë dhe për të mbrojtur jetën e personelit tonë dhe për të rikthyer qetësinë në qytet”, tha Z.Durazo.

Presidenti i Meksikës Andres Manuel Lopez Obrador tha se do të zhvillojë një takim me kabinetin e sigurisë për të diskutuar incidentin

Obrador u zgjodh në një platformë për ti dhënë fund karteleve të drogës në Meksikë, dhe e ka vënë në detyrë një forcë të re të sigurisë , Gardën Kombëtare, për ti luftuar ata.

Nën udhëheqjen e El Chapo, karteli Sinaloa ishte furnizuesi më i madh i drogës në SHBA, thonë zyrtarët.

Me El Chapon tani prapa grilave, karteli thuhet se po kontrollohet pjesërisht nga Ovidio Guzman, i cili është i akuzuar për trafikim droge në SHBA.

 

Përgatiti: Edona Shala