Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Lufta Rusi-Ukrainë, çfarë përgatitje ka FSK-ja?

Koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosoës, Sefer Isufi, në emisionin “Kallxo Përnime” ka folur rreth situatës së krijuar pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, i cili nisi sot në orët e para të mëngjesit.

Isufi tha se një sulm i tillë nuk ka qenë befasi.

Koloneli theksoi se Forca e Sigurisë së Kosovës ka kapacitete që mund të funksionalizohen në komponentë të ndryshme të mbështetjes ushtarake.

“Ngritja e kapaciteteve është normalisht e kufizuar por ne disponojmë edhe kapacitete operacionale që i kemi ndërtuar në dhjetëvjetëshin e parë të cilat mund të funksionalizohen si komponentë të mbështetjes ushtarake dhe luftarake me shërbime. Nuk po e them veç me e thënë por FSK-ja është forcë e vogël në numër por është e përgatitur që të jetë multifunksionale dhe pjesëtarët e saj janë të pajisur me aftësi të kryejnë veprime në nivele të ndryshme”, tha ai.