Lufta në Ukrainë, pamjet satelitore tregojnë dyshimet për varre masive në Mariupol

Rusia ka fshehur prova të krimeve të saj “barbare” të luftës në Mariupol duke varrosur trupat e civilëve të vrarë nga bombardimet në një varr të ri masiv, tha kryebashkiaku i qytetit, ndërsa një kompani e imazheve satelitore amerikane publikoi foto që dukej se përputheshin me atë vend.

Pamjet satelitore i gjeni në këtë LINK. 

Sot është dita e 58 e pushtimit rus në Ukrainë – lufta e parë tokësore në Evropë në dekada.

Sulmi rus mbi Ukrainë filloi më 24 shkurt, kur presidenti rus Vladimir Putin nisi, sipas tij, një “operacion special ushtarak” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur reagime të shumta ndërkombëtare dhe është përballur me zemërim në gjithë botën.

Forcat ukrainase janë përgjigjur me rezistencë të ashpër ndaj këtij pushtimi.

SHBA dhe shtetet perëndimore kanë vendosur sanksione të pashembullta ndaj Rusisë, me qëllim që kjo e fundit t’i tërheqë forcat nga Ukraina dhe janë zotuar se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për këtë luftë. 

Ndërkohë, zhvillimet në dhe rreth luftës në Ukrainë raportohen me luftime të shumta, viktima civile dhe shkatërrime të mëdha në infrastrukturë si dhe me përpjekje të vazhdueshme për një armëpushim.

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenskiy thotë se Rusia ka refuzuar një armëpushim të propozuar të Pashkëve, por mbetet me shpresë për perspektivat për paqe, pasi Moska përballet me akuza për krime në Mariupol.

Zyrtarët amerikanë kanë hedhur poshtë pretendimin e Vladimir Putinit se forcat e tij e kanë “çliruar” qytetin port të Mariupolit si një dezinformatë. Presidenti rus e bëri këtë pretendim pavarësisht një pranimi nga ministri i tij i mbrojtjes se ushtria ruse po luftonte ende me mijëra trupa ukrainase të strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal.

Zyrtarët perëndimorë thanë se Putin është “ende në një pozicion për të fituar” në Ukrainë, pavarësisht se dështoi në objektivat e tij të paraluftës. Rusia kishte filluar t’i adresonte disa nga çështjet që e kishin penguar ushtrinë e saj në fillim të pushtimit, tha një zyrtar.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë se Rusia e ka kundërshtuar një armëpushim të propozuar për Pashkët, por se ai mbetet me shpresë për perspektivat për paqe. Në fillim të kësaj jave Rusia e hodhi poshtë të njëjtën kërkesë nga OKB-ja, duke pretenduar se nuk ishte “e sinqertë” dhe do t’u jepte luftëtarëve ukrainas më shumë kohë për t’u armatosur.

Presidenti ukrainas Zelenskiy u tha po ashtu udhëheqësve të Bankës Botërore dhe FMN-së se Ukrainës do t’i duhen “qindra miliarda dollarë” për t’u rikuperuar nga lufta. Ukraina ka nevojë për 7 miliardë dollarë çdo muaj për ta mbajtur ekonominë e saj në këmbë mes “humbjeve ekonomike” të shkaktuara nga Rusia, shtoi Zelenskiy përmes një video-lidhjeje. Ai propozoi gjithashtu një taksë të veçantë lufte ndaj Rusisë. Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass tha se dëmi fizik në infrastrukturën e Ukrainës ka arritur në 60 miliardë dollarë.

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, ka konfirmuar se ekspertët e krimeve të luftës po e ndihmojnë Ukrainën “të sigurojë pashmangshmërinë e përgjegjësisë së Rusisë”. Shtetet e Bashkuara thanë se kanë qenë gjithashtu në kontakt me prokurorin e Ukrainës dhe po ndihmojnë në ruajtjen dhe mbledhjen e provave të krimeve të luftës të kryera nga Rusia, ka deklaruar Prokurorja e Përgjithshme e SHBA Merrick Garland.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës u ka kërkuar falje banorëve të Mariupolit për përpjekjet e dështuara të evakuimit nga qyteti port i rrethuar. Ajo shtoi se autoritetet nuk do të dorëzohen. Zyrtarët vlerësojnë se 100,000 njerëz janë aktualisht të bllokuar në qytet.

Sekretari amerikan i mbrojtjes do të jetë nikoqir i bisedimeve të mbrojtjes të fokusuara në Ukrainë me aleatët në Gjermani javën e ardhshme, ka konfirmuar Pentagoni. Lloyd Austin do të takohet me aleatët më 26 prill në bazën ajrore Ramstein në Gjermaninë jugperëndimore, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby. Pentagoni gjithashtu konfirmoi se dronët “Ghost” të sapozbuluar janë pjesë e paketës më të fundit të armëve të Amerikës për Ukrainën.

Rusia ka ka marrë vendim për ndalime “të pacaktuara” të udhëtimit për zëvendëspresidenten e SHBA-së, Kamala Harris dhe shefin e Facebook-ut, Mark Zuckerberg, si dhe dhjetëra amerikanë dhe kanadezë të shquar si hakmarrje për sanksionet e vendosura mbi Ukrainën. Ministria e Jashtme ruse tha se kufizimet e udhëtimit për 29 amerikanë dhe 61 kanadezë – që përfshin gjithashtu zyrtarë të mbrojtjes, udhëheqës biznesi dhe gazetarë nga të dy vendet – do të mbeten në fuqi për një kohë të pacaktuar.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka zbuluar se dhjetëra ushtarë ukrainas po stërviten në Mbretërinë e Bashkuar, duke mësuar se si t’i përdorin 120 automjete të blinduara britanike përpara se të kthehen me to për të luftuar në luftën kundër Rusisë. Forcat britanike po i trajnojnë gjithashtu homologët ukrainas në Poloni se si t’i përdorin raketat kundërajrore, tha kryeministri.

Rreth 120,000 civilë janë të bllokuar të largohen nga Mariupol, tha Zelenskiy. Tre autobusë shkollorë të mbushur me njerëz nga Mariupol mbërritën në Zaporizhzhia sot pasi kaluan nëpër territorin e mbajtur nga forcat ruse, por zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, tha se numri i të evakuuarve ishte shumë më i vogël nga sa pritej.

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e dhjetëra fshatrave në rajonin lindor të Donetskut të enjten, tha një ndihmës i shefit të shtabit të Zelenskiy.

Trupat e 1020 civilëve po ruhen në morgje në dhe rreth Kievit pasi trupat ruse u tërhoqën, tha për Agence France-Presse zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Olga Stefanishyna. Komentet e saj erdhën pasi policia doli me deklaratë se ka zbuluar eshtrat e nëntë civilëve në qytetin e Borodianka, 54 km nga kryeqyteti, të varrosur në varre të përbashkëta dhe të shfaqur me shenja torture.

Parlamentet e Estonisë dhe Letonisë i kanë njohur veprimet e Rusisë në Ukrainë si “gjenocid”. Në një deklaratë, parlamenti i Estonisë tha se trupat ruse në territoret e pushtuara përkohësisht kishin kryer “akte gjenocidi” kundër popullsisë civile, duke përfshirë “vrasje, zhdukje me forcë, dëbime, burgosje, tortura, përdhunime dhe përdhosje të kufomave”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se SHBA do të sigurojë një paketë tjetër ndihme ushtarake prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën për ta “rritur më tej aftësinë e Ukrainës për të luftuar në lindje, në rajonin e Donbas”. Dërgesat e reja të armëve amerikane do të përfshijnë 72 obus dhe mjetet e tyre tërheqëse së bashku me 144,000 fishekë artilerie dhe më shumë se 120 dronë të përshtatur për nevojat e Ukrainës. Biden njoftoi gjithashtu se SHBA do të pranojë deri në 100,000 refugjatë ukrainas sipas një programi të ri.

Trupat ruse kanë përdorur një numër armësh të ndaluara gjerësisht në të gjithë botën, të cilat kanë vrarë qindra civilë në rajonin ukrainas të Kievit, sugjeron një studim i bërë nga The Guardian. Dëshmitë e mbledhura gjatë një vizite në Bucha, Hostomel dhe Borodianka treguan se trupat ruse kishin përdorur municione thërrmuese, bomba thërrmuese dhe bomba jashtëzakonisht të fuqishme të padrejtuara në zonat e populluara, të cilat kanë shkatërruar të paktën tetë ndërtesa civile./The Guardian