
Lufta në Ukrainë, mbi 7000 viktima civile
Më shumë se 7,000 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga pushtimi rus në shkurtin e kaluar, ka thënë të hënën Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR). Zyra e të drejtave të OKB-së tha se i ka konfirmuar 7,031 vdekje civile, por beson se numri aktual i viktimave është “dukshëm më i lartë” duke pasur parasysh konfirmimin në pritje të shumë raporteve dhe paarritshmërinë e zonave ku po zhvillohen luftime intensive.
Rusia dhe Ukraina kanë punuar për një marrëveshje të madhe të shkëmbimit të të burgosurve, e cila do të përfshijë 1000 njerëz në total, tha të hënën avokati i popullit turk Seref Malkoc. Komisionerja ruse për të drejtat e njeriut Tatyana Moskalkova dhe homologu i saj ukrainas Dmytro Lubinets u takuan javën e kaluar në margjinat e një konference ndërkombëtare të ombudspersonit në Ankara.
Britania do ta dërgojë një skuadron tankesh Challenger 2 në Ukrainë për të ndihmuar në zmbrapsjen e pushtimit rus, ka konfirmuar sekretari i mbrojtjes, Ben Wallace. Duke përshkruar detaje në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, ëallace e përshkroi mbështetjen ushtarake si “pakoja më e rëndësishme e fuqisë luftarake deri më tani për ta përshpejtuar suksesin ukrainas”.
Njoftimi për dërgimin e tankseve Challenger 2 e bën Mbretërinë e Bashkuar fuqinë e parë perëndimore që i furnizon ukrainasit me tankse kryesore luftarake, të cilat do të përdoren për të ndihmuar në trajnimin e trupave ukrainase dhe do të ngrejë presion të mëtejshëm mbi Gjermaninë për të miratuar një dorëzim më të gjerë të automjeteve ushtarake këtë javë. Sekretari britanik i mbrojtjes, Ben Wallace, i kërkoi Gjermanisë që ta lejojë furnizimin me tanke Leopard në Ukrainë, duke shtuar se ky vendim mund ta zhbllokojë mbështetjen nga kombet e tjera.
Gjermania duhet të ndërmarrë “veprime vendimtare” dhe t’i dërgojë “të gjitha llojet e armëve” në Ukrainë për të ndihmuar trupat e saj të mbrohen kundër pushtimit rus, ka deklaruar kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki. Tutje, Morawiecki kritikoi në mënyrë implicite kancelarin gjerman, Olaf Scholz, për hezitimin e tij për ta furnizuar Kievin me armatim më të rëndë.
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe homologu i saj holandez, Wopke Hoekstra, e kanë dënuar dëbimin nga rusët të mijëra fëmijëve ukrainas. Rusia “duhet të japë llogari për vendndodhjen e këtyre fëmijëve”, tha Baerbock në një konferencë të përbashkët shtypi me Hoekstra, i cili tha se kjo “politikë e qëllimshme ruse” po “i ndan familjet dhe po i traumatizon fëmijët”.
Rusia i ka ndërmarrë dy sulme masive me raketa në Ukrainë të shtunën, duke shkatërruar një bllok apartamentesh në qytetin jug-qendror të Dnipro, ku të paktën 40 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Dhjetra figurojnë ende të zhdukur. 75 persona u plagosën në sulm, duke përfshirë 14 fëmijë. Viktimat nga sulmi përfshijnë një vajzë 15-vjeçare, ka thënë Presidenti Volodymyr Zelenskiy në video-fjalimin e tij të fundit të natës.
Rusia dhe Bjellorusia i kanë filluar stërvitjet e përbashkëta të forcave ajrore këtë mëngjes, duke shkaktuar frikë në Kiev dhe në perëndim se Moska mund ta përdorë aleatin e saj për ta nisur një ofensivë të re tokësore në Ukrainë. Sipas një deklarate të publikuar në llogarinë Telegram të ministrisë së mbrojtjes së Bjellorusisë, njësitë nga forcat e hapësirës ajrore të Rusisë arritën në fushat ajrore të Bjellorusisë vonë të dielën në mbrëmje. Pak pas orës 8 të mëngjesit me orën lokale, ministria e mbrojtjes e Bjellorusisë tha se detyrat e planifikuara të stërvitjes luftarake kishin filluar.
Po ashtu, Rusia ka nisur një sulm me raketa në qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporizhzhia gjatë natës, duke plagosur civilë dhe duke shkatërruar infrastrukturën e banimit, sipas zyrtarëve rajonalë. Një prej raketave ka goditur pranë një ndërtese pesëkatëshe. Pesë persona, mes të cilëve dy fëmijë nëntë dhe 15 vjeç, u plagosën nga copëzat e xhamit. Fëmijët u pastaj janë hospitalizuar.
Presidenti Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan kanë biseduar me telefon të hënën dhe kanë diskutuar për konfliktin në Ukrainë, sipas komunikatave të bëra nga të dyja palët. Dyshja diskutuan çështjen e shkëmbimit të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës si dhe eksportin e grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi dhe mënyrat për t’i zhbllokuar eksportet e plehrave dhe ushqimeve nga Rusia.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Ukraina mund të presë së shpejti më shumë dërgesa të armëve të rënda nga vendet perëndimore. Aleatët perëndimorë do ta konsiderojnë dërgimin e tankeve luftarake në Kiev përpara një takimi në Ramstein të Gjermanisë të premten, ku qeveritë pritet t’i shpallin premtimet e tyre të fundit për mbështetje ushtarake.
Një burrë rus, i cili thuhet se luftoi për grupin mercenar privat ëagner, ka kaluar në Norvegji dhe ka kërkuar azil politik, sipas autoriteteve norvegjeze. Andrey Medvedev, i cili thuhet se ka shërbyer si anëtar i rangut të lartë të grupit ëagner, ka kërkuar strehim në Norvegji, konfirmuan autoritetet për Associated Press./The Guardian
Përgatiti: Nuhi Shala