Lufta në Siri: SHBA i vë sanksione qeverisë së Turqisë

SHBA ka sanksionuar dy ministri  turke dhe tre zyrtarë të lartë të qeverisë si përgjigje ndaj ofensivës ushtarake të Turqisë në veri të Sirisë, raporton BBC.

Presidenti Donald Trump telefonoi homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan duke i kërkuar armëpushim të menjëhershëm, tha zëvendës Presidenti Mike Pence.

Pence tha që ai do të udhëtojë në rajon “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ushtria e Sirisë më herët ka hyrë në zonat në veri-lindje të vendit. Kjo mund të shkaktojë konfrontim me forcat e udhëhequra nga Turqia.

Duke folur para gazetarëve në Washington DC të hënën në mbrëmje, Sekretari i Thesarit të SHBA Steven Mnuchin përshkroi sanksionet si “shumë të forta” për të cilat tha se do të kenë një ndikim të fortë në ekonominë turke.

Thesari amerikan publikoi një deklaratë, e cila thotë se veprimet janë marrë kundër ministrive të mbrojtjes dhe energjisë të Turqisë, si dhe ministrave të mbrojtjes, energjisë dhe asaj të brendshme.

“Veprimet e qeverisë turke po rrezikojnë civilë të pafajshëm, dhe po destabilizojnë rajonin, përfshirë dëmtimin e fushatës për të mposhtur ISIS “, shtoi deklarata.