BBC

Lufta në Siri, 33 ushtarë turq vriten në Idlib

 

Së paku 33 ushtarë turq janë vrarë nga një sulm ajror nga forcat e qeverisë së Sirisë në veriperëndim të Sirisë, në një eskalim të madh konflikti.

Turqia thotë se ktheu sulmin duke goditur rreth 200 objektiva të qeverisë siriane, “që neutralizoi” 309 ushtarë sirianë, raporton BBC.

Rusia, aleati kyç ushtarak i Sirisë, thonë se trupat turke ishin sulmuar në provincën Idlib nga forcat Siriane derisa po operonin përkrah luftëtarëve xhihadistë.

Madje mohuan se forcat e tyre ajrore ishin të përfshira në luftimet në zonën Behun.

Forcat e qeverisë të përkrahura nga Rusia, kanë qenë duke u përpjekur të rimarrin Idlibin nga rebelët që përkrahen nga Turqia. Sulmi ajror erdhi pasi rebelët rimorën qytetin kyç të Saraqeb-it.

Idlibi është provinca e fundit Siriane që mbetet në duart e opozitës.

Raportet sugjerojnë se Turqia, një anëtar kryesor i aleancës NATO-së, mund të jetë duke i lehtësuar kontrollet e saj kufitare për t’i lejuar hyrjen refugjatëve Sirian që kanë synim statusin refugjat në BE.