Lufta në Ukrainë, Foto: VOA

Lufta e Rusisë në Ukrainë po i shkakton 4.2 miliardë euro dëme ndërtesash në javë

Lufta në Ukrainë ka hyrë sot në ditën e 70-të. 

Luftime intenzive, përcjellur me bombardime të qyteteve dhe fshatrave  ukrainase nga forcat ushtrake ruse, kanë vazhduar edhe gjatë natës së mbrëmshme. Pas evakumit të civilëve nga fabrika e çelikut Azovstal në Mauripol, forcat ruse e kanë nisur sulmin mbi këtë fabrikë. Fati i qindra personave në këtë fabrike si dhe i miëra të tjerë në qytetin Mariupol është nën rrezikun e sulmeve të vazhdueshme të ushtrisë ruse.
Ndërkohë, BE po përgatitet për një embargo të plotë të gazit rus me gjithë ndasitë në negociata ndërmjet vendeve antëare ku të paktën dy vende anëtare kërkojnë të mos bëhen pjesë e kësaj embargoje për shkak të varësissë së tyre të plotë nga gazi rus. 

SHBA dhe Britania e Madhe po vazhdojnë me mbështetjen e tyre me mjete ushtarake në ndihmë Ukrainës. 

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy konfirmoi se 156 persona të cilët janë evakuuar me sukses nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol mbërritën në Zaporizhzhia të martën. “Sot 156 persona arritën në Zaporizhzhia. Gratë dhe fëmijët. Ata janë në strehimore për më shumë se dy muaj,” ka deklaruar Zelenskyy. 200 civilë të tjerë janë ende të bllokuar nën kompleks dhe rreth 100,000 mbeten në qytet, tha kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko. Trupat ruse vazhduan të bombardojnë dhe u përpoqën ta sulmonin fabrikën e çelikut Azovstal në kundërshtim me marrëveshjet e armëpushimit, tha presidenti.

Sulmet ruse në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës vranë 21 civilë dhe plagosën 27 të tjerë të martën, sipas guvernatorit rajonal. Në një postim në Telegram, Pavlo Kyrylenko tha se ishte numri më i lartë ditor i vdekjeve në rajon që nga sulmi i muajit të kaluar në stacionin hekurudhor në qytetin e Kramatorsk, i cili la të vrarë 50 njerëz.

Sanksionet e BE-së me qëllim të thyerjes së “makinerisë ruse të luftës” tani janë të pashmangshme, tha presidenti i Këshillit Evropian. Një propozim për ndalimin e importeve ruse të naftës do të diskutohet nga ambasadorët e vendeve anëtare në Bruksel të mërkurën, me më të varurit, si Sllovakia dhe Hungaria, që kërkojnë përjashtime nga këto sanksione. Zyrtarët e BE-së ua dorëzuan një projekt-plan sanksionesh vendeve anëtare të martën vonë, por ndasitë në negociatat e ngarkuara ligjërisht dhe diplomatikisht vazhdojnë pasi disa shtete anëtare kërkojnë përjashtimin e sanksioneve.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha se “Ukraina do të fitojë” kundër Rusisë dhe “do të jetë e lirë” në një fjalim në parlamentin ukrainas pothuajse të martën. Johnson ishte lideri i parë botëror që iu drejtua Verkhovna Rada që nga fillimi i konfliktit luftarak atje.

Parlamenti i Ukrainës, Verkhovna Rada, ka miratuar një ligj përmes të cilit i ndalon partitë politike që justifikojnë, njohin ose mohojnë agresionin e armatosur të Rusisë kundër Ukrainës. Ligji do t’i ndalojë gjithashtu partitë që i lavdërojnë ose justifikojnë veprimet e atyre që kryejnë agresion të armatosur kundër Ukrainës.

Presidenti rus Vladimir Putin i tha presidentit të Francës Emmanuel Macron se “vendet perëndimore mund të ndihmojnë në ndalimin e krimeve të ushtrisë ukrainase”. Putin gjithashtu raportohet se i ka thënë Macronit për qasjen ruse ndaj negociatave me Kievin.

Putin nënshkroi gjithashtu një dekret për sanksione hakmarrëse ekonomike kundër perëndimit. Sipas Reuters, sanksionet janë në përgjigje të “veprimeve jomiqësore të disa shteteve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare”, tha Kremlini të martën. Emrat e individëve apo subjekteve të prekura nga masat nuk janë përfshirë në dokument.

Udhëheqësi i opozitës gjermane udhëtoi në Kiev për të takuar zyrtarët ukrainas, pasi kancelari i vendit, Olaf Scholz, bëri të qartë se nuk do ta vizitojë Ukrainën së shpejti.

Moska e ka akuzuar Izraelin për mbështetjen e “regjimit neo-nazist në Kiev”. Vërejtjet janë të fundit në mosmarrëveshjen diplomatike të Rusisë me Izraelin, pasi ministri i jashtëm i Kremlinit, Sergei Lavrov, tha të hënën se Adolf Hitleri “kishte gjak hebre”.

Presidenti amerikan Joe Biden vizitoi një fabrikë në Troy, Alabama, ku prodhuesi i armëve Lockheed Martin prodhon raketa antitank Javelin. Ai e lavdëroi “ritmin e shpejtë” të pajisjeve ushtarake dhe ndihmës nga SHBA për Ukrainën në dy muajt që kur Rusia filloi invazionin luftarak në Ukrainë.

Pushtimi rus i Ukrainës po shkakton dëme në infrastrukturën e vendit me një kosto prej 4.2 miliardë eurosh në javë. Sipas vlerësimeve të përpiluara nga Shkolla e Ekonomisë e Kievit (KSE), dëmi ka arritur në rreth 90 miliardë dollarë që nga fillimi i pushtimit në muajin shkurt.

Burrat dhe djemtë janë ndër viktimat e dyshuara të përdhunimit nga ushtarët rusë në Ukrainë, ku dhjetëra raste të dhunës seksuale nga forcat pushtuese janë tashmë nën hetim, thanë të martën zyrtarët e OKB-së dhe ata ukrainas. Prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, e akuzoi Rusinë për përdorimin e përdhunimit si një taktikë lufte dhe e përshkroi presidentin Vladimir Putin si “kriminelin kryesor të luftës të shekullit të 21-të”.

Papa Françesku ka thënë se ka kërkuar një takim me Putinin për Ukrainën dhe e e ka krahasuar shkallën e gjakderdhjes me gjenocidin e Ruandës. /The Guardian

 Përgatiti: Nuhi Shala