Luan Gola emërohet zv/ministër i Shëndetësisë

Ish kandidati për kryetar të Gjakovës nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Luan Gola, është zgjedhur zëvendësministër i Shëndetësisë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Gola përmes një shkrimi në ‘Facebook’.

“Me vendim të kryeministrit Hoti sot jam emëruar zëvendësministër i Shendëtësisë. Falendëroj kryeministrin dhe kryetarin Mustafa për besimin e dhënë. Në këtë kohë të pandemisë do të përpiqem që të ofroj gjithë përvojen time profesionale në funksion të shëndetit të popullatës”, ka shkruar Gola.

Gola është zëvendësministër i tretë i Shëndetësisë, pas Pjetër Ndout e Resul Makreshit.