Luajnë bixhoz në një lokal në Viti, arrestohet organizatori i lojës

Policia e Kosovës sot përmes një aksioni në Viti ka zënë duke luajtur bixhoz disa burra në një lokal.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në lokalin ku kanë qenë duke luajtur janë gjetur dhe sekuestruar 1291 copë të qipave për këtë veprimtari, 4 parë letra (Karta) bixhozi si dhe 955 Euro para të gatshme.

Gjatë kontrollit të lokalit, janë takuar edhe shtatë persona të tjerë që gjendeshin aty dhe të njëjtit janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve.

Aksioni është kryer nga njësiti i hetimeve të stacionit policor të Vitisë, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NjRSh), në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm.

Pas njoftimit të prokurorit kujdestar është marrë urdhri që i dyshuari A.A.(1972) të ndalet në mbajtje për 48 orë për “Organizim të skemave  piramidale dhe bixhoz të paligjshëm”