"Love 30", një thirrje ndërgjegjësimi nga nxënësit për siguri në rrugë

Në kuadër të javës së sigurisë rrugore, të organizuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikiit Hapsinor dhe Infrastrukturës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit, sot kanë vazhduar aktivitetet për javën e sigurisë.

Sipas një njoftimi, aktiviteti ka vazhduar me bartjen e pllakatave nga disa nxënës të shkollave fillore me ‘Love 30’, për të sensibilizuar qytetarët se kjo shpejtësi duhet të aplikohet në pjesët urbane afër shkollave dhe qendrave të tjera të frekuentuara.

Për t’u njohur më për së afërmi me këtë në bashkëpunim me zyrtarët policor të Policisë së Kosovës, u ndaluan disa automjete, si dhe u shpërndanë maska me mbishkrimin ‘Love 30’.