Loriana Kuka përfundon garimin në Lojërat Olimpike, mposhtet nga ukrainasja Lytvynenko

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka nuk ka arritur të kalojë ukrainase, Yelyzaveta Lytvynenko, nga e cila pësoi humbje në të tetën e finales.

Kuka kështu e e mbyll garimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, njoftoi Komiteti Olimpik i Kosovës – me një fitore dhe një humbje, që në renditjen e përgjithshme do të mbetet e nënta.

“Lori ishte e fundit nga ekipi ynë i xhudos që garoi në LO Paris 2024” – shkroi KOK-u.