Lokalizohet zjarri në malet e Sharrit

Një zjarr në malet e Sharrit është lokalizuar nga njësitet e zjarrfikësve të komunës së Dragashit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar, Qerkin Krasniqi, zv/komandant i Zjarrfikësve në Dragash.

Ai tha se tani në vendngjarje po dalin edhe rojet e pyllit ndërsa zjarri tani është nën kontroll.

“Zjarri tashmë është nën kontroll, gati është shuar tërësisht vetëm po presim mos po paraqitet në ndonjë vend tjetër, gjysma e njësisë së zjarrfikësve janë në vendngjarje, edhe rojtarët e pyllit tash janë nis me shkua në vendngjarje. Mund të themi se zjarri është lokalizuar”, deklaroi ai.

Zjarr në malet e Sharrit, zjarrfikësit nisën për në vendngjarje

www.kallxo.com