Foto: Ilustrim

Lokali në Drenas përfshihet nga zjarri, pesë persona lëndohen

Policia e Kosovës ka njoftuar se një lokal është përfshirë nga zjarri në Drenas.

Sipas këtij njoftimi, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, njësia e zjarrfikësve dhe njësia e KEDS-it, të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

Lëndime trupore kanë pësuar pesë persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa shkaku i zjarrit nuk dihet, kurse sipas ankuesit dëmi i shkaktuar është mjaft i lartë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 01:00 të mëngjesit në Drenas.