Lokacionet në Shqipëri ku ndihmat janë të nevojshme

Vullnetarë nga të gjitha trojet shqiptare po vazhdojnë të jenë të angazhuar për dërgimin e ndihmave për në Shqipëri.

Por, në disa lokacione është vërejtur se nuk ka organizim të duhur për sistemimin e ndihmave.

Së fundmi, është publikuar një tabelë se cilat lokacione, për çka kanë nevojë.

Në vende si Manëz, Vorë, Shijak, Nikel dhe Maminas kryesisht është nevoja për ushqime, dyshekë dhe batanije.

Në këtë tabelë mund të shihni edhe personat përgjegjës për çdo lokacion ku mund të dërgohen ndihmat.