Lojtari i KF "Vllaznia" pëson arrest kardiak gjatë lojës, i vendoset një stentë në QKUK

Sulmuesi i klubit të futbollit “Vllaznia” të Pozheranit, Alban Rexhepi, ka pësuar arrest kardiak gjatë ndeshjes me KF “Flamurtari”, ndeshje kjo e Ligës së Parë.

Klubi “Vllaznia” ka njoftuar se Rexhepi është dërguar në QKUK dhe i është vendosur një stentë, ndërsa tani është në gjendje stabile.

“Sot në ndeshjen në mes të KF Vllaznia Pozheran dhe KF Flamurtari, sulmuesi i krahut i klubit tonë Alban Rexhepi kishte një shqetësim me shëndet gjatë zhvillimit të pjesë lojës së dytë.Pas vizitës ne QKUK,u konstatua që kishte një arrest kardiak. Mjekët në qendrën klinike universitare intervenuan dhe vendosën një stendë. Albani, tani është ne gjendje stabile,dhe ka filluar të e merr vetën”, njofton klubi.