Lojtarët e FC "Prishtina" do të ritestohen sot për COVID-19 në IKShPK

Klubi i Futbollit “ Prishtina” pas anulimit të  ndeshjes  me skuadrën e  Lincoln është rikthyer mbrëmë në Kosovë.

Përmes një postimi në facebook, FC “Prishtina” ka njoftuar se që nga ora 9 skuadra do të ritestohet për COVID-19 në Insitutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Ata kanë shtuar se asnjëri nga futbollistët që ka rezultuar pozitiv  me COVID-19 nuk ka simptoma të virusit.

Ndeshja në mes FC “ Prishtina dhe skuadrës së Lincoln në kuadër të fazës parakualifikuese Europa League ishte anuluar dje pasi 9 lojtarë të klubit nga Prishtina kishin rezultuar pozitiv me coronavirus.

Skuadra e Prishtinës ishte testuar para nisjes për në Gjilbraltar ku të njetit kishin rezultuar negativ për COVID-19.

FFK: Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Lincoln duhej të zhvillohej