Lojrat Olimpike, Osmani Sadikut: E gjithë Kosova është me ty

Sportistja Donjeta Sadiku do të jetë garuesja e parë nga Kosova që do të paraqitet në Lojërat Olimpike, “Parisi 2024.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në rrjetin e saj social në facebook , është shprehur se Sadiku edhe sonte do t`i tregojë botës fuqinë e saj dhe guximin.

“Në çdo goditje ajo i tregoi botës fuqinë e qëndresës dhe guximit. Jam e bindur se kështu do të vazhdojë edhe sonte, teksa Donjeta Sadiku fillon garat në lojërat olimpike në Paris.Forca Donjetë! E gjithë Kosova është me ty”- shkruhet në postimin e Presidentes.

Të premten në mbrëmje (26.07.2024)  zyrtarisht u hapën Lojërat Olimpike “Parisi 2024”, në ceremoninë madhështore në zemër të Parisit, aty ku prezent ishin tetë mijë sportistë nga anembanë botës, në mesin e tyre edhe Kosova me garuesit e saj.

E para që nis përfaqësimin e Kosovës në ngjarjen që organizohet në kryeqytetin francez, do të jetë 25-vjeçarja, Donjeta Sadiku e cila sot zhvillon meçin e saj në kërkim të medaljes olimpike.