Ministrja olimpike e Japonisë, Seiko Hashimoto - BBC

Lojërat olimpike ‘Tokio 2020’ mund të shtyhen për në fund të vitit për shkak të Coronavirusit

Ministrja olimpike e Japonisë thotë se lojërat olimpike mund të shtyhen nga vera deri në fund të vitit, si shkak i frikës së përhapjes së mëtejme të Coronavirusit, shkruan BBC.

Në një përgjigje të një pyetje të parlamentit, Seiko Hashimoto tha se kontrata e Tokios me Komitetin Internacional Olimpik  “ka bërë thirrje që lojërat të mbahen brenda vitit 2020”.

Ajo shtoi se “kjo mund të interpretohet si leje për shtyrje”.

Lojërat janë përcaktuar të mbahen nga 24 korriku deri më 9 gusht 2020.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi që të sigurohemi se lojërat shkojnë sipas planit”, shtoi Hashimoto.

Presidenti i IOC Thomas Bach javën e kaluar tha se organizata është “e vendosur” që eventi të fillojë sipas agjendës.

E drejta për anulimin e lojërave i mbetet IOC.

Një numër i madh i sporteve të profileve të larta tashmë janë anuluar ose shtyrë si rezultat i Coronavirusit, përfshirë kampionatin botëror të atletikës në Indi 2020 dhe Grand Prixin kinez, i cili ishte planifikuar të mbahej më 19 prill.

Coronavirusi, i cili lindi në Kinë, është shpërndarë në më shumë se 60 vende dhe ka marrë më shumë se 3000 jetë njerëzish deri më tani.