Lobbezzo: Holanda do vazhdojë përkrahjen e sistemit prokurorial në Kosovë

 

Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezzo mbajti fjalimin e saj, me rastin e mbajtjes së Konferencës vjetore të Prokurorëve.

Në fjalimin e saj, ajo tha se Holanda ka mbështetur dhe vazhdon t’a mbështesë sistemin Prokurorial në Kosovë.

“Mbështetja jonë për sistemin e prokurorisë, për ta bërë atë të pavarur, llogaridhënës, efektiv dhe efikas ka qenë dhe është akoma, element kyç në angazhimin tonë për sundimin e ligjit në Kosovë”, tha ambasadorja Lobbezzo.

Ajo dha 3 sugjerime, rreth të cilave Sistemi Prokurorial mund të reflektojë.

Së pari ajo sugjeroi se komunikimi në media për hetime të suksesshme, aktakuza dhe ndjekje penale, do të krijojë besim në sistemin gjyqësor dhe në të njëjtën kohë bëni të qartë se krimi nuk jep rezultat.

“Së dyti. Duke marrë rolin kryesor. Është e qartë që prokuroria punon ngushtë me policinë, por duhet të jetë prokurori ai që udhëheq procesin, përcakton strategjinë për hetimin dhe vendos për rrugën përpara”, tha ajo.

“Së treti. Jini të përgatitur. Në raste të vështira punoni së bashku në ekipe. Diskutimi i rasteve me kolegët ndihmon në përgatitjen më të mirë gjatë prezantimit të rasteve. Puna në ekip gjithashtu siguron hetime me cilësi të lartë dhe ndihmon në shmangien e boshllëqeve ligjore ose afateve që mund t’iu mposhtin gjatë procesit. Dhe gjithmonë përfshini sekuestrimin dhe konfiskimin. Kjo është mënyra e vetme për të siguruar ndëshkimin e duhur të krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë”, shtoi ambasadorja Lobbezzo.