Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Lladrovci tregon se a ka privatizuar ndonjë pronë nga AKP

Në emisionin “Kallxo Përnime”, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është pyetur nëse hyn në mesin e zyrtarëve që kanë privatizuar pronë nga shteti.

“Duhet me pyet djalin tem”, u përgjigj Lladrovci duke qeshur.

“Fëmijët e mi nuk kanë, e as unë nuk kam të privatizuar prej AKP-së asnjë metër. Ndoshta se nuk kam ditë, një herë kena apliku në jetën tonë edhe s’ja kena qëllu çmimin, e ka fitu tjetërkush. Unë kam apliku për ish-shtëpinë e mallërave në Drenas dhe sigurisht që i kam pasë disa përpara që e kanë marrë”, tha Lladrovci.

Sami Lushtaku në emisionin “Kallxo Përnime” në janar të këtij viti kishte deklaruar se kishte blerë tokë në privatizim me 50 euro arin dhe ia kishte shitur shtetit rreth 5 mijë euro në procesin e shpronësimit.

Dosja e Privatizimit, Sami Lushtaku vazhdon ta mbajë pronën e privatizuar në emër të mikut të tij