Ramiz Lladrovci, PDK, Drenas. Foto: Atdhe Mulla

Lladrovci: Nëse do të isha deputet do ta kisha votuar Qeverinë Kurti

Kryetari i Komunës së Drenasit dhe anëtari i PDK-së, Ramiz Lladrovci, përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ka thënë se nëse do të ishte deputet, do të kishte votuar Qerverinë Kurti për shumë arsye.

Lladrovci ka shkruar se do të kishte shumë vullnet për ta kritikuar dhe për ta korrigjuar, që sipas tij,  është lehtë të flitet për shtetin e ndërtuar, pa i dhënë rol asnjë Liste.

“Është lehtë të hedhësh akuza e parulla kundër shtetit që nuk ke kontribut në ndërtimin e tij, është lehtë të hedhet gaz lotsjellës, është lehtë të ndërtosh kauza- çështje është të realizohen ato kauza, është lehtë ta devijosh premtimin ende pa filluar qeverisjen, është lehtë për të sharë Republikën e Kosovës por do shumë vendosmëri për ta zhvilluar”, ka shkruar Lladrovci në ‘Facebook’.

Kryetari i Drenasit, në fund ka shkruar se vota e tij do të ishte kontribut për një fitore të butë në metodë, por të ashpër në rezultat, ‘sikur që e arriti Isa Mustafa’.