Lladrovci e Jashari së bashku për homazhe në Prekaz

Dita e Dytë e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka filluar me vizita të shumta nga krerët institucionalë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Këtë kompleks së bashku e kanë vizituar edhe dy  kryetarët e komunave në rajonin e Drenicës, Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se është bërë traditë që të dy komunat, bashkë si Drenicë të përkujtojnë datat historike.

“Sot së bashku me Komunën e Drenasit, dhe mikun tim, Ramiz Lladrovcin, me shoqata të dala nga lufta bëmë homazhe bashkërisht. Tashmë e kemi bërë traditë të dy komunat bashkë si Drenicë me i përkujtu edhe me i shënu këto data historike. Një popull që kujton dhe nderon të kaluarën sakrificën e popullit të vet, ai popull të ardhmen do ta ketë të sigurt”, ka thënë Jashari.

Jashari ka shtuar se gjatë ditës do të vazhdojnë të bëjnë homazhe edhe në komplekset tjera, pasi siç ka thënë ai “e kemi obligim dhe nder të punojmë, të jemi të kujdesshëm, ta duam njëri tjetrin dhe ta ndihmojmë dhe zhvillojmë këtë vend”.

Ndërsa kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Ladrovci ka thënë se ngjarjes e datave 5, 6, dhe 7 mars 1998 janë ngjarjet më të rëndësishme të historisë

“5, 6 dhe 7 marsi është ngjarja më e rëndësishme e historisë sonë. Sot nuk po bëjmë vetën homazhe në Prekaz, por po vijmë edhe për tu zotuar se ne do të bëjmë punë të mira për komunat tona”, tha Lladrovci.

KALLXO.com raportoi edhe për vizitën e Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me Ushtruesen e  Detyrës së Presidentes , Vjosa Osmani.

Kurti: Asnjë person nuk u gjykua për sulmin shtetëror të Serbisë ndaj familjes Jashari