Foto: Facebook / Komuna e Drenasit

Lladrovci bën ndryshime në kabinetin e tij

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë disa ndryshime brenda ekipit qeverisës dhe kabinetit të tij.

Sipas njoftimit të Komunës, Laureta Thaqi, është emëruar drejtoreshë e Administratës. Laureta Thaqi ka qenë drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në këtë dikaster është emëruar Enkela Dema. Enkela Dema deri sot ka qenë në kabinet të kryetarit Lladrovci.

Ndërsa shef të Kabinetit, ka emëruar Skënder Berishën.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci ka thënë se “premtimin se do të jenë komuna shembull për performancë në nivel nacional, vazhdon ta mbajë”.