LIVE: Votat e diasporës, Vetëvendosje më shumë vota se të gjitha partitë dhe koalicionet bashkë

Ndërkohë që janë numëruar afro 90 për qind e votave të diasporës, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më shumë se gjysmën e tyre.

Sipas rezultateve aktuale, nga 11 mijë e 980 votat e numëruara, VV ka marrë 6.341.

Ndërsa, pas Vetëvendosjes është radhitur LDK me 2.034 vota, PDK me 1.928, koalicioni Nisma-AKR-PD 826 dhe koalicioni AAK-PSD 541 vota.

Pra, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më shumë vota se të gjitha partitë dhe koalicionet bashkë.

KALLXO.com është duke monitoruar procesin e numërimit të votave të diasporës dhe do të ju informojë në vazhdimësi.