(LIVE) Vendimi i gjykatës në rastin e vrasjes së Agonis Tetajt

Gjykata e Pejës pritet të vendos lidhur me Shaban Gogajn, i akuzuar për vrasjen e Agonis Tetajt.

Gjykata e Pejës më herët ka refuzuar kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues në këtë rast. Përjashtimi i trupit gjykues ishte kërkuar nga babai i Agonis Tetajt, Isuf Tetaj.

Në këtë situatë, ky trup gjykues sot pritet të marrë vendim lidhur me rastin e vrasjes së Agonis Tetajt.

Ky trup gjykues ose do të marrë vendim për të kthyer gjykimin nga fillimi ose do të shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së Agonis Tetajt.