LIVE - Seanca e Kuvendit për votimin e dërgimit të FSK-së në misione paqeruajtëse jashtë vendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën pikë e rendit të ditës është votimi i propozimit të Qeverisë për dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse jashtë vendit.

Shefat e grupeve parlamentare të LDK-se, Arben Gashi dhe AAK-së, Daut Haradianaj përmes postimeve në Facebook kanë bërë të ditur se grupet e tyre parlamentare do të votojnë pro në kërkesën e Qeverisë  për angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse.

“Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e mbështet kërkesën e Qeverisë që Parlamenti të mbajë sot, seancë të jashtëzakonshme, për lejimin e angazhimit të Ushtrisë së Kosovës në Misione Paqeruajtëse në kuadër të ushtrive më të fuqishme të botës.”, ka shkruar Gashi.