Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

LIVE- Rrëfimi i kryetares së Preshevës, Ardita Sinani

Në pjesën e dytë të emisionit “KALLXOPërnime’ po transmetohet intervista me kryetaren e porsazgjedhur të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Sfidat me të cilat po  përballen shqiptarët dhe reformat që planifikon t’i bëjë për dy vite mandat janë vetëm disa nga çështjet që kryetarja Sinani do të diskutojë në këtë emision.

Më hollësisht, ajo do të flas edhe për mohimin e të drejtave të të rinjve shqiptar duke filluar nga mos njohja e diplomave kosovare.

Si do të funksionojë koalicioni qeverisës?

Cilat janë prioritetet e qeverisjes së saj?

Cilat janë marrëdhëniet e Preshevës me Qeverinë e Kosovës dhe Shqipërisë?

Çfarë po ndodh me të drejtat e shqiptarëve në Luginë?

Sa do të mund t’i realizoj premtimet e dhëna gjatë fushatës?

Janë vetëm disa nga pyetjet që Sinani do të jap përgjigje përball gazetares Doruntina Baliu.

Emisioni është duke u transmetuar drejtpërdrejt në RTV Dukagjini dhe në KALLXO.com