Antoneta Kastrati, Foto:KALLXO.com

LIVE - Rrëfimi i Antoneta Kastratit

Sonte në “KALLXOPërnime” është duke u transmetuar intervista me regjisoren Antoneta Kastrati.

– Regjisorja e filmit “Zana” dhe fituesja e çmimeve ndërkombëtare, Antoneta Kastrati, flet për frymën e re të autoreve të filmave të Kosovës që po korrin suksese?

– Çka e bëri filmin dokumentar “Dasmat dhe Pampersat” që ishte xhiruar në vitin 2007, që të përzgjidhet për t’u prezantuar ne Bienalen e Manifestas që fillon nesër?

– Inserte nga dokumentari i jashtëzakonshëm i Kastratit “Rojtari i Bjeshkëve”, që e përcjell betejën e ambientalistit Fatos Lajçi për mbrojtjen e kafshëve dhe drunjve në Rugovë.

– Si e kanalizoi Kastrati dhimbjen dhe traumën nga vrasja e dy anëtareve të familjes së saj në luftë, në prodhimin e filmave që e eksplorojnë këtë temë?

– Si arritën dy motrat Kastrati nga Zahaqi të kryejnë shkollë dhe të ndërtojnë karrierë në Hollyëood?

Emisioni transmetohet sonte në RTV Dukagjini dhe në Facebook të KALLXO.com.