LIVE - Posta e Kosovës

Në emisionin #KallxoPernime po diskutohet për gjendjen e Postës së Kosovës dhe për raportin e Auditorit për këtë vit për këtë ndërmarrje.

Në debat të ftuar janë: Fadil Bejta – kryesues i Bordit të Postës, Fakete Kadiu – U.D. e kryeshefes së Postës, Xhevdet Smakiqi – ish kryeshef i Postës si dhe Besnik Krasniqi, ish- udhëheqës i monitorimit të ndërmarrjeve publike.

Pse doli këtë vit raporti i Auditorit i kualifikuar për Postën e Kosovës?

Çka thotë ish-kryeshefi i Postës për zyrat postare të uzurpuara nga posta serbe?

A e konsideron konflikt të interesit pozitën e tij kryesuesi i Bordit të Postës?

Çfarë ndryshime u bënë në Postën e Kosovës nga menaxhmenti i ri?

Sa avancime të kundërligjshme u bënë në Postën e Kosovës?

A i largoi politika ndonjëherë ’duart’ nga Posta?

A do të bëhet ristrukturimi i pozitave në Postë?

Emisioni transmetohet në RTV Dukagjini dhe në Facebook të KALLXO.com.