LIVE: Numërohen rreth 85% e votave të diasporës, Vetëvendosje prin bindshëm

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve tashmë janë numëruar rreth 85 për qind e votave të diasporës.

Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm me 5.827 vota.

E dyta është LDK me 1.892 vota.

E treta është PDK me 1.793 vota, e pastaj vjen koalicioni Nisma-AKR-PD me 725 vota, kurse koalicioni AAK -PSD me 504 vota.

KALLXO.com është duke monitoruar procesin e numërimit të votave të diasporës dhe do të ju informojë në vazhdimësi.

Po ashtu, KALLXO.com po transmeton LIVE numërimin e votave të diasporës: