LIVE: Numërohen mbi 70 për qind të votave të diasporës, këto janë rezultatet

Më shumë se 70 për qind e votave të dërguara nga diaspora janë numëruar tashmë në Qendrën e Numërimit të Votave.

Kështu tha për KALLXO.com zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas rezultateve më të fundit, më së shumti vota nga diaspora ka marrë Lëvizja Vetëvendosje.

Për VV-në kanë votuar 4.905 mërgimtarë, për LDK-në 1.680, për PDK-në 1.612, për koalicionin Nisma-AKR-PD 604, për koalicionin AAK-PSD 477, etj.

Lëvizja Vetëvendosje prin edhe pas numërimit të votave të rregullta, e ndjekur nga LDK, PDK e pas tyre AAK-PSD.