LIVE – Nis seanca plenare e Kuvendit të Kosovës

Me rreth 35 minuta vonesë, ka nisur seanca e parë plenare e Kuvendit të Kosovës, pas konstituimit të legjislaturës së tetë në seancën e 22 marsit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se në sallë janë të pranishëm 86 deputetë.

Rendi i ditës i seancës së sotme është si më poshtë:

  1.     Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2.     Pyetjet parlamentare,
  3.     Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare