Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

LIVE - Ndikimi i masmediave te fëmijët

Sonte në #KallxoPernime po ndiqni emisionin “Ndikimi i masmediave te fëmijët”.

Cilat janë pasojat dhe ndikimi i mediave masive dhe internetit tek fëmijët?

A duhet të ketë kufizime e kontroll nga prindërit?

Cilat janë këshillat që ju rekomandohen prindërve në rast se fëmijët e tyre janë duke qëndruar gjatë në internet?

Çka duhet të ndërrmarrë shkolla e shoqëria për të menaxhuar ndikimin e internetit tek fëmijët?

Për të diskutuar për këto, por edhe të tjera, në studio janë të ftuar:

Drion Shaqiri, aktivist nga Koalicioni ROR, Natyra Agani, psikologe dhe specialiste e psikologjisë zhvillimore, Kreshnik Gashi, redaktor menaxhues në KALLXO.com, Alban Zeneli, profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës dhe Jeton Demi, kryetar i Këshillit të Prindërve të Prishtinës

Emisioni transmetohet nga ora 22:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.