LIVE: 'Luftë' mes LDK-së e PDK-së për votat e diasporës

Kur janë numëruar mbi 70 për qind e votave të diasporës në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, fituesi veçse po dihet.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë deri më tani 4 mijë e 905 vota dhe është e para.

Por, garë më e ngushtë është duke shkuar ndërmjet LDK-së dhe PDK-së.

Partia e Isa Mustafës kur janë numëruar më shumë se 70% e votave numëron 1 mijë e 680 vota, ndërsa partia e Kadri Veselit ka 1 mijë e 612 vota.

Koalicioni Nisma Socialdemokrate-AKR-PD deri në këto momente ka mbledhur 604 vota ndërsa koalicioni AAK-PSD 477 vota.

KALLXO.com po monitoron për afër procesin e numërimit të votave nga Diaspora dhe do të ju mbaj të informuar.

LIVE: Numërohen mbi 70 për qind të votave të diasporës, këto janë rezultatet

KALLXO.com po transmeton LIVE numërimin e votave të diasporës: