LIVE - Kuvendi nis seancën me vonesë

Kuvendi i Kosovës ka nisur vazhdimin e seancës me gati një orë vonesë.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se edhe pse seanca është thirrur në ora 10:00, në këtë kohë sot, kanë qenë prezentë në sallën plenare vetëm 3 deputetë.

“Kur kemi ardhur në ora 10 këtu kanë qenë vetëm 3 deputetë në sallë. Që është arsyeja pse është dashur të presim për fillim derisa të ketë kuorum të mjaftueshëm për të filluar seancën sepse pikat e para kërkojnë votim”, tha ajo.

Osmani i luti kryetarët  e grupeve parlamentare që të sigurohen që deputetët të vijnë në kohë.

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 16 octobre 2020