Arbërie Nagavci

LIVE - Intervistë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet intervista me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Si e komenton ministrja grevën e mësimdhënësve dhe kërkesat e SBASHK-ut?

A do të zëvendësohen orët e humbura nga greva?

Çfarë informacione ka ministrja Nagavci për rastet e ngacmimeve seksuale në shkolla?

Çfarë raporti pranoi nga Inspektorati i Arsimit për rastin në Pejë?

A kanë të drejtë nxënëset me shami të vijojnë mësimin në shkolla?

Si do të vlerësohen mësimdhënësit e Kosovës?

Emisioni po transmetohet në RTV Dukagjini dhe në Facebook të KALLXO.com.

.