Karaçevë - 18.09.2020, Foto:Adelinë Ahmeti- KALLXO.com
LIVE - Dosja e Karaçevës
Sonte transmetohet reportazhi lidhur me rrjetin e kazinove në Karaçevë dhe kontrabanda me kafshë nga Serbia.
Lidhur me biznesin e kazioneve do ndiqni një rrugëtim të gjatë të hulumtimit të bërë nga ekipi i Drejtësia në Kosovë që nga mbyllja e këtyre të fundit në kohën sa Ramush Haradinaj ishte kryeministër i Kosovës.
Në reportazh do ndiqni filmimet e bëra nga ekipi i “Drejtësia në Kosovë” nëpër lokale ku zhvillohej biznesi ilegal i kazinove të cilat më pas u dërguan në polici dhe prokurori.
Emisioni do shtjelloj skemën e organizmit të basteve dhe trasportit të parave të fituara nga ky biznes.
E gjitha kjo po ndodhte në një zonë që nuk kontrollohet nga askush, gjë që ishte shndërruar në një parajsë për këtë aktivitet.
Ky aktivitet pasoi me arrestimet e fundit ku pati të përfshirë edhe disa pjestarë të Policisë.