LIVE - Dënimet e ulëta

Sonte në #KallxoPernime ndiqeni debatin “Mosarsyetimi/harmonizimi i vendimeve gjyqësore”.

– Pse në gjykatat tona shpallin vendime të paarsyetuara mirë?

– Pse gjyqtarët tanë nuk i përdorin udhëzuesit për politikën ndëshkimore?

– A nuk po dinë apo nuk po duan gjyqtarët t’i përdorin udhëzuesit në vendimet e tyre?

– Cilat janë planet e Akademisë dhe Ministrisë së Drejtësisë në trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve?

– Sa janë duke funksionuar mekanizmat e vlerësimit të performancës për gjyqtarë dhe prokurorë?

Të ftuar në këtë debat janë: Enver Peci – kryetar i Gjykatës Supreme; Blerim Sallahu – zëvendësministër i Drejtësisë; Enver Fejzullahu – drejor i Akademisë së Drejtësisë dhe Burim Ademi – gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Emisioni transmetohet në RTV Dukagjini dhe në Facebook të KALLXO.com.