LIVE: Debati për Arsimin

Ish-ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rexhep Osmani ka thënë se në mënyrë që sistemi i arsimit të ndryshojë, Kuvendi i Kosovës duhet ta trajtojë si prioritet.

Osmani në DebatPernime deklaroi se duhet të miratohet në Parlament nga ligjvënësit e ardhshëm një rezolutë që arsimin e ka prioritet.

“Nuk është e tepër që Kuvendi i ri i 6 tetorit të këtyre zgjedhjeve ,të bëjë një rezolutë të veçantë për çështjen e arsimit. Kjo do të thotë dhe pajtimin e gjithë krerëve të partive politike, kjo do të thotë se do t’i jep fuqi ministrit të ri që të bëjë hapa dhe veprime të tilla të cilat dhe në qoftë se merret parlamenti si prioritet për arsim si prioritet të skajshëm dhe serioz do të kemi shpresa që do të fillojmë ta marrim arsimin përsëri të ngritët në këmbë të ecë më tutje dhe të kemi arsim të shëndetshëm”, ka deklaruar Osmani.

https://video.gjirafa.com/para-zgjedhjeve-me-ish-ministra-arsimi?t=308.0