Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, Erion Veliaj, kryetar i Tiranës Foto: Fioralba Kryemadhi – KALLXO.com

Andrra për qytete të gjelbra në Ballkan - VIDEO

Në “Kallxo Përnime” po transmetohet emisioni “Andrra për qytete të gjelbra në Ballkan” me panelistët: Përparim Rama – kryetar i Prishtinës; Erion Veliaj – kryetar i Tiranës, dhe Benjamina Kariç – kryetare e Sarajevës (online).

Gjatë këtij emisioni do të diskutohet për:

– Cilat ide të gjelbra kanë pasur sukses në Tiranë që mund t’i përdor edhe Prishtina?

– Si janë përkrahur banorët për të bërë izolim të ndërtesave në mënyrë që të ketë nevojë për më pak ngrohje gjatë dimrit?

– Si mund ta ndërrojmë mentalitetin e dashurisë ndaj veturës si mjet më i preferuar transporti për shqiptarët?

– Pse kemi kaq shumë mbeturina në qytetet tona dhe menaxhim të dobët të deponive të bërllokut?

Emisioni po transmetohet në RTV Dukagjini dhe në Facebook të KALLXO.com.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.