Jeta në Kosovë, intervistë me Albin Kurti dhe Ambasadorin amerikan, Philip Kosnett

Albin Kurti, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ishte mysafir në emisionin “Jeta në Kosovë”. Në pjesën e dytë të emisionit u transmetua intervista me Ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Kurti përballë Jeta Xharrës foli lidhur me bisedimet me LDK-në për qeverinë e re.

Kur pritet formimi i qeverisë dhe cilat do të jenë prioritetet?

Kush do të jenë ministrat e një qeverie Kurti?

Ndërsa Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kossnet foli lidhur me qëndrimet e Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai gjithashtu flet edhe për formimin e qeverisë së re dhe tema të tjera të aktualitetit politik.

Emisioni “Jeta në Kosovë”, transmetohet çdo të enjte nga ora 20:15 në RTK dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com. Ndërkaq repriza transmetohet të premten në mesditë.