Levizja rezistenca e serbëve thërret për pasnesër protestë kundër "politikave katastrofike" të Aleksandar Vuçiqit

Lëvizja “mbijetesa e serbëve”ka paralajmëruar protestë për të mërkurën në shëtitoren në Mitrovicë.

Kjo protestë, sipas njoftimit, do të fillojë në ora 15:30 dhe do të bëhet për 4 arsye të cilat ata i kanë renditur.

“Politikat katastrofike të negociatave të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe pranimi pa kushte i marrëveshjes së re.  Sulme të shpeshta me motive etnike ndaj serbëve. Uzurpimi i pronës private të qytetarëve nga qeveria në Prishtinë përmes shpronësimeve të parregullta. Prania e njësive speciale të Policisë së Kosovës” – thuhet në njoftim.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot ka folur rreth planit franko-gjerman për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se zyrtarët evropianë dhe amerikanë kanë ardhur me planin e ri. “Faktikisht kanë ardhur me kornizën e re të negociatave” – ka theksuar ai.

“Ky plan nuk thotë në mënyrë eksplicite njohjen e subjektivitetit të Kosovës por përfshin disa përgjegjësi” – shtoi ai, duke theksuar se pala serbe nuk ka pasur asnjë ndikim në këtë plan.

“Plani ka ardhur dhe është prezantuar para nesh që të pranohet. Ende nuk kemi asgjë konkrete” – tha ai. Tutje, presidenti serb sqaroi se 5-shja (pesë diplomatët evropianë e amerikanë) në fjalinë e dytë që i është kumtuar i është thënë se “duhet të pranoni” (planin).

Vuçiq theksoi se i është thënë se nëse Serbia nuk e pranon planin do të ballafaqohet me ndërprerje të negociatave për anëtarësim në BE, investimet dhe çdo marrëveshje ekonomike e politike me Evropën.    Shënim teksti është edituar në epitetin e lëvizjes që e ka bërë thirrjen.

Vuçiq: Kam parë përkushtimin dhe seriozitetin e amerikanëve për jetësimin e Asociacionit