Arkiv. Foto: Zyra e Presidentit

Lista Serbe: Qëllimi i fshehur i Thaçit, vendosja e forcave ushtarake në veri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka propozuar Kuvendit që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në vend pas situatës së krijuar me coronavirusin.

Ai ka thënë se dekretin e nënshkruar prej tij do t’ia dërgojë Kuvendit për aprovim.

Sipas Thaçit, gjendja e jashtëzakonshme do të shpallet në tërë territorin e Kosovës.

Por këtë kërkesë të presidentit po e kundërshton Lista Serbe e cila thotë se ky është një qëllim i fshehtë i Thaçit për të vendosur forcat ushtarake në veri të vendit, shkruan Tanjug,

“Prishtina po përpiqet të vendosë të ashtuquajturat forcat ushtarake në Veri të Kosovës nën pretekstin e mbrojtjes së qytetarëve, ndërsa qëllimi i vërtetë është “okupimi i heshtur i komunave serbe”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Lista Serbe shprehet se janë në dijeni të situatës së krijuar nga pandemia Coronavirus, por kundërshtojnë “ashpër dhe me vendosmëri qëllimin e fshehtë të Prishtinës për të vendosur forcat ushtarake në veri të Kosovës”.