Lista Serbe: Nenad Rashiq e Rada Trajkoviq nuk përfaqësojnë serbët

Lista Serbe ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për emërimin e Nenad Rashiqit ministër për kthim dhe komunitet.

“Sado pozita t`i jep Albin Kurti, Rada Trajkoviqit dhe Nenad Rashiqit, nuk do ta kenë mbështetjen e popullit serb, sepse ata kishin numrin e votave në zgjedhje. Sado që Kurti don me i shty besnikët e tij Rada Trajkoviqin dhe Nenad Rasiqin, shihet nga fakti se është i gatshëm t`i  shkel ligjet dhe rregullat e veta për t`i vendos në vende që nuk ju përkasin”, thuhet në reagim në facebook.

Sipas tyre, Rashiq dhe Tajkoviq e dinë se nuk mund ta përfaqësojnë popullin serb.

“Atë që Kurti e di, dhe Rada Trajkoviq dhe Nenad Rashiq e dinë, ata kurrë nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë përfaqësues të serbëve të Kosovës”, thuhet në reagim.

Tutje në këtë reagim Lista Serbe ka thënë se nuk do të lejojë rrezikimin e interesave të popullit serb.

“Pavarësisht gjithë forcës dhe mizorisë së Kurtit, Rada Trajkoviqit dhe Nenad Rashiqit, Lista Serbe do të jetë në shërbim të popullit të saj si deri tani, dhe me veprimin e saj politik do ta pengojë këtë grup të organizuar që të rrezikojë interesat e popullit serb”, thuhet në reagim.

Sot, kryeministri Albin Kurti ka emëruar Nenad Rashiq  ministër për Komunitete dhe Kthim, pas dorëheqjes së Goran Rakiq.

Rashiq, i cili vie nga Partia Demokratike Progresive do ta zëvendësoj kryetarin e Listës Serbe në Qeverinë e Kosovës.

Rashiq ka qenë Këshilltari i kryeministrit Albin Kurtit në qeverinë Kurti 1.

Ai kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij, për faljen e katër hidrocentraleve gjatë privatizimit të distribucionit të KEK-ut.