Foto: Lista Serbe/Facebook

Lista Serbe me 17 kandidatë për deputetë, në listë edhe ish-ministri që mohoi masakrën e Reçakut

Lista Serbe ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit.

Lista është dorëzuar nga drejtues të lartë të këtij subjekti politik të mbështetur nga institucionet e Serbisë.

Në këtë listë janë vendosur 17 kandidatë, në mesin e të cilëve edhe Ksenija Bozhoviq, ish sekretare e partisë së Oliver Ivanoviqit, që dje iu bashkua Listës Serbe, por edhe Ivan Todosijeviq, por edhe ish-ministri në qeverinë Haradinaj, Ivan Todosijeviq i cili u shkarkua për shkak të deklaratave të tij në mohim të masakrës së Reçakut.

Ndaj Todosijeviq, në korrik të këtij viti, është ngritur një aktakuzë nga Prokuroria e Prishtinës për shkak të këtyre deklaratave.

Mohoi masakrën e Reçakut, aktakuzë ndaj ish-ministrit Ivan Teodosijeviq

Në këtë listë janë: Igor Simiq, Zoran Mojsiloviq, Miljana Nikoliq, Slavko Simiq, Ivan Todosijeviq, Jasmina Dediq, Milosh Peroviq, Lubinko Karaxhiq, Verica Çepariq, Branislav Nikoliq, Nikola Kostiq, Vinka Radosavleviq, Milan Joksimoviq, Ksenija Bozhoviq, Bozha Stojanoviq, Mirjana Nikoliq dhe Svetislav Jokiq.