Ilustrimi: Kallxo.com

Lista Serbe i ka paguar borxhet në PZAP; partitë shqiptare jo

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ua ka tërhequr vërejtjen partive politike të cilat kanë borxhe ndaj PZAP-së.

13 parti politike i kanë borxh PZAP-së afër 90 mijë euro.

Nëse deri më fund të këtij muaji partitë nuk i shlyejnë borxhet, PZAP do t’i gjobisë përsëri.”

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, ka njoftuar/paralajmëruar subjektet politike që brenda 15 ditëve kalendarike duke filluar nga data 17 Janar deri me 31 Janar 2020, të paguajnë gjobat e shqiptuara nga PZAP-i ndaj tyre për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës të 06 tetorit 2019, në të kundërtën PZAP-i do të jetë i detyruar që të zbatoj ligjin e aplikueshëm, respektivisht do të shqipton dënime shtesë për secilin vendim veç e veç, si dhe do të zbatoj ligjin e aplikueshëm të procedurës përmbarimore nr. 04/L-139”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.

“Neni 120, paragrafi 2. të LZP-së, përcakton se dështimi për të paguar dënimin apo për t’ju bindur një urdhërese të PZAP-it brenda periudhës kohore të saktësuar ne vendimin e PZAP-it është një shkelje tjetër e këtij ligji që mund të sanksionohet me dënim shtesë nga PZAP-i”, thuhet tutje në komunikatën për media.

Borxhet e subjekteve politike sipas PZAP-së janë këto:

  1. Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK = 74,850.00 euro, Nuk ka paguar
  2. Partia Demokratike e Kosovës – PDK = 100,100.00 euro, Ka paguar 45,000.00 euro, Nuk ka paguar 55,100.00 euro,
  3. Lëvizja Vetëvendosje = 14,100.00 euro, Nuk ka paguar
  4. Lista Serbe = 36,500.00 euro, Ka paguar
  5. Koalicioni AAK-PSD = 89,600.00 euro, Nuk ka paguar
  6. Koalicioni Nisma- AKR- PD = 33,900.00 euro, Nuk ka paguar
  7. PREBK = 250.00 euro, Nuk ka paguar
  8. IRDK Lendrit Qeli = 1,200.00 euro, Ka paguar
  9. Koalicioni Sloboda = 5,100.00 euro, Nuk ka paguar
  10. PLE = 1,100.00 euro, Ka paguar
  11. VAKAT = 1,100.00 euro, Nuk ka paguar
  12. KDTP = 1,100.00 euro, Nuk ka paguar
  13. PG = 1,100.00 euro. Ka paguar

Gjithsejtë gjoba: = 360,000.00 euro

Gjoba të paguara: = 84,900.00 euro

Gjoba të papaguara: = 275,100.00 euro