Lista Serbe hyn në seancën e votimit të Qeverisë së re (VIDEO)

Në kohën kur ka filluar seanca e Kuvendit dhe pritet të formohet Qeveria e re në krye me Albin Kurtin, në sallën e Kuvendit kanë hyrë edhe deputetët e Listës Serbe.

Ata janë duke u nënshkruar në listën e deputetëve, derisa Kurti është duke paraqitur planin qeverisës së tij para se të votohet ai si kryeministër.

Në anën tjetër, Lista Serbe ditë më parë ka thënë së nuk do ta votojnë dhe as mbështesin këtë Qeveri.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, dje njoftoi se nuk do ta mbështesë formimin e Qeverisë së Kosovës, të drejtuar nga Albin Kurti.