Graçanicë - 06.10.2019

Lista Serbe dominon në komunën e Graçanicës

Në qendrën e votimit në Graçanicë në shkollën “Krajl Milutin”, e cila konsiderohej si pika kyçe e kësaj komune, gjatë ditës së djeshme ishin hapur 13 klasë që shërbenin për të votuar.

Pothuajse të gjitha klasat kanë poseduar përafërsisht 700-800 fletëvotime të vlefshme, por vetëm 40% prej tyre kanë qenë të përdorura, në mesin e këtyre votave Lista Serbe ka qenë dominante me më shumë se 90% të votave të marra.

Partia e Nenad Rashiqit SLS, e cila ka qenë kundërshtar i vetëm potencial në këto zgjedhje nuk arriti të marrë votat që kishin shpresuar.

Në mesin e rreth 300 fletëvotimeve në një klasë, partia e tij morri përafërsisht 8-10 vota.

Kjo sipas Nenad Rashiqit ndodhi për shkak të presionit që ka qenë gjatë fushatës, si dhe kërcënimeve që kanë marrë për të dal masivisht për ta votuar Listën Serbe.

Madje sipas tij ky rezultat i thellë është tregues i mungesës së demokracisë në komunat me shumicë serbe.

Megjithatë vlen të theksohet se nuk ka pasur ndonjë incident që vlen të përmendet sa i përket kësaj komune.

Kryetari i SLS-së Nenad Rashiq – 06.10.2019

Ndryshe, të dhënat momentale të KQZ-së, tregojnë se deri më tani janë numëruar 95,88% të votave, apo 2442 vendvotime nga 2547 sa kanë qenë gjithsej.

Rezultati i fundit në nivel vendi tregon se Lëvizja Vetëvendosje është e para me një rezultat 25,81%.

Pas saj Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,07%.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e treta me 21,17% të votave.