Arkiv: Ish deputetët e Listës Serbe Igor Simiq dhe Slavko Simiq

Lista Serbe do të votojë për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Lista Serbe ka bërë të ditur se do ta votojë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti,

Në seancën e jashtëzakonshme, Igor Simiq  nga Lista Serbe tha se qeveria nuk ka treguar respekt ndaj popullit serb në Kosovë.

“Kjo qeveri nuk ka treguar kurrfarë respekti ndaj popullit serb. Lista Serbe do të votojë kundër”, u shpreh Simiq.

Në seancën e rrëzimit të Qeverisë Kurti të pranishëm janë 106 deputetë. Mocioni i mosbesimit u inicua nga partneri qeverisës i LVV, LDK-ja.