Foto: Lista Serbe/Facebook

Lista Serbe: Dënojmë çdo lloj kërcënimi të sigurisë pa marrë parasysh se nga cila anë vjen

Lista Serbe ka reaguar pasi njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Zubin Potok, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit është sulmuar me armë zjarri.

Përmes një njoftimi LS ka thënë se dënon çdo lloj kërcënimi të sigurisë pa marrë parasysh se nga cila anë vjen.

LS ju ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre, siç është thënë në njoftim, “e provokimeve të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe pushtetit”.

“Lista Serbe dënon çdo lloj kërcënimi të sigurisë pa marrë parasysh se nga cila anë vjen, dhe ju bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve të Xhelal Sveçlës dhe pushtetit nga Prishtina që kërkojnë ta paraqesin popullin tonë në veri si djem të këqij, a nd krijoni një alibi për veten për ndërhyrje të dhunshme dhe ngacmim të popullit serb, nga Strpaci në veri të Kosovës dhe Metohisë”, shkruan LS.

Në postim të LS-së thuhet se në veri të Kosovës nuk ka tensione dhe se të gjithë jetojnë në paqe por, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po dërgon njësi speciale atje për të krijuar kaos.

“Në mjediset serbe nuk ka tensione dhe konflikte, dhe serbët me shqiptarët, boshnjakët, gorancët, romët dhe të tjerët jetojnë në paqe, por kjo nuk i shkon Prishtinës që gati çdo ditë dërgon forcat speciale shqiptare të armatosura deri në dhëmbë që më pas ngacmojnë shtypin qytetarët, dhe krijojnë kaos në të cilin vuajnë të pafajshmit si ata. Fati i Sofronijeviqit”, thuhet në postim.

“Qytetarë të dashur, duke mirëkuptuar gjithçka që po na ndodh prej javësh, duhet të ruajmë paqen, në mënyrë që të mbijetojmë dhe të qëndrojmë në këto zona dhe prandaj ju bëjmë thirrje të përmbaheni”, shkruan tutje LS.

Rreth orës 11:25, njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Zubin Potok, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit është sulmuar me armë zjarri.

Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me armë.

“Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.